Adil Behramaj ‘godet’ fort Veton Surroin: Me para të ish-Jugosllavisë bëre propagandë kundër Hashim Thaçit

Aktuale

Adil Behramaj ‘godet’ fort Veton Surroin: Me para të ish-Jugosllavisë bëre propagandë kundër Hashim Thaçit

Nga: N.Sh. Më: 31 maj 2021 Në ora: 14:23
Veton Surroi

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka ‘goditur’ fort Veton Surroin.

Përmes një postimi në facebook, Behramaj thotë se, Surroi ka bërë propagandë me para të mbetura prej ish-Jugosllavisë kundër Hashim Thaçit.

Ndërsa tash, sipas tij, po vazhdon të bëjë propagandë kundër tij me para të tatimpaguasve norvegjezë.

Postimi i plotë:

Si trashëgimtar i denjë i Rexhai Surroit, meqë Spanja është ende me sistemin monarkik, Vetoi Surroi është tepër i përshtatshëm për shef të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Spanjë.

Deri vonë Surroi ka bërë propagandë kundër Hashim Thaçit me para të vetat dhe me ato që i kishin mbetur prej ish-Jugosllavisë. Ndërsa, tash po vazhdon të bëjë propagandë kundër tij, por me para të tatimpaguesve norvegjezë, shteti i të cilëve vlerësohet për neutralitetin në politikën ndërkombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat