“Zhduket” Covid-19 në Kosovë, sot vetëm 5 raste të reja

Aktuale

“Zhduket” Covid-19 në Kosovë, sot vetëm 5 raste të reja

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:04
QKUK

Vetëm 5 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit.

Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa 184 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i IKSHPK-së:

Asnjë rast i vdekjes, 5 raste pozitive dhe 184 të shëruar nga Covid-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.007 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.

Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat