Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 06:19
Ilustrim

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të mbahet interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Zyra e UNFPA-së në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka kënaqësinë organizojnë lansimin e ''Doracakëve për Mësimdhënës për Edukimin Gjithëpërfshirës Seksual” për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. (Ndërtesa e UN, lagjja Arbëbëria, afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, organizohet aksioni i mbjelljes, së fidaneve. (Oborri i QKUK-së, Klinika e Onkologjisë, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, do ta pres në takim zyrtar homologun e saj grek, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 10:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias do të japin deklaratë për medie. (Kabineti i ministrës Gërvalla, ora 11:10)

- Presidentja Vjosa Osmani pret në takim diplomatin grek, Nikos Dendias. (Kabineti i Presidentes Osmani, ora 11:45)

- Kryeparlamentarin Glauk Konjufca pret në takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:20)

- Kryeministri Albin Kurti takohet me diplomatin grek, Nikos Dendias. (Qeveria e Kosovës, ora 12:50)

- Let’s do it Kosova organizon aksion pastrimi në Brezovicë dhe mbjellje e drujve në Shtërpcë. (Brezovicë, 13:30 - Nisja bëhet nga laga Pejton, ora 11:30 )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat