Opinionisti nga Amerika: Kjo çka e bëri Palmer si i deleguar i DASH-it, është e papranueshme

Aktuale

Opinionisti nga Amerika: Kjo çka e bëri Palmer si i deleguar i DASH-it, është e papranueshme

Nga: A.Zh Më: 5 qershor 2021 Në ora: 21:38
Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak me përfaqësues të Kishës

Opinionisti shqiptar në Amerikë Luz Tomaj, e ka quajtur të papranueshëm, takimin e emisarit amerikan Matthew Palmer dhe emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, me krerët e Kishës Ortodokse serbe.

Tomaj ka thënë se ky takim, jo vetëm që nuk i kontribuon dialogut, por përkundrazi bën që të shtrohet pyetja e arsyeshmërisë së dialogut.

Tomaj ka thënë se ai do t’i shkruajë Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë takim, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij, dërguar në “Bota sot”:

Lajçak-popi serb-Palmer, çka do të thotë he me det, do t’i shkruaj edhe DASH-it

Institucionet e Kosovës, duhet urgjentisht, të informojnë edhe Departamentin e shtetit të SHBA-ve dhe institucionet e BE-së, për takimin dhe përmbajtjen e bisedimeve në mes popit serb dhe të deleguarve Lajçak dhe Palmer. Informatën duhet ilustruar edhe me foton e “famshme”. Një gjë e tillë është e pa pranueshme.

Po iu premtoj se edhe unë, do t’i shkruaj DASH-it, të cilin e kontaktoj kohë pas kohe, dhe do t’i pyes se a i takojnë, ndonjëherë, liderët e ndryshëm fetar, në SHBA, nga se një gjë të tillë nuk e vërej përmes mjeteve të informimit. Kjo çka e bëri Palmer, si i deleguar i DASH-it, është e papranueshme. Ky takim, jo që nuk i kontribuon dialogut, por përkundrazi bën që të shtrohet pyetja e arsyeshmërisë së dialogut.

Edhe Ambasada Amerikane, njoftoi për takimin me liderët e kishës ortodokse. Në një postim në Twitter, ambasada tha se në takim u diskutua për rëndësinë e dialogut dhe “sundimin e ligjit në mbrojtjen e pronave fetare në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat