Kurti gati për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ndalet në Prizren nderon Lidhjen e veprimtarët e saj

Aktuale

Kurti gati për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ndalet në Prizren nderon Lidhjen e veprimtarët e saj

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2021 Në ora: 08:50
Albin Kurti

Sot në Tiranë zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë ngjarje do të jetë prezent edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti është nisur për Tiranë por gjatë rrugës është ndalur në Prizren për nder të 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Ai shkruan se, duhet patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

Postimi në Facebook:

Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.

Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.

Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat