Mungesë e insulinave në Kosovë, qytetarët furnizohen në Kukës

Aktuale

Mungesë e insulinave në Kosovë, qytetarët furnizohen në Kukës

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 20:41
Ilustrim

Në mungesë të insulinave në barnatoret e mjekësisë primare dhe atyre private në vend qytetarët po ia mësyjnë Kukësit për t’i blerë ato.

Ditëve të fundit kërkesat e tilla janë rritur dukshëm për këto preparate në farmacitë private në Kukës.

Sipas farmacistëve të këtij qyteti në Shqipëri vetëm në një barnatore gjatë ditës vijnë deri në 10 qytetarët për insulina, ku çmimi sillet prej 7-10 euro.

Si pasojë e këtyre mungesave në Kosovë, qytetarët që e kanë këtë hall po kërkojnë ndihmë edhe përmes platformave online.

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve thotë se duhet ndëshkuar zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë që janë treguar të papërgjegjshëm në këtë çështje.

Kjo shoqatë tha se do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë që diabetikët që i sigurojnë vetë insulinat të rimbursohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat