Azem Vllasi tregon kur duhet të ndodh njohja e Kosovës nga Serbia

Aktuale

Azem Vllasi tregon kur duhet të ndodh njohja e Kosovës nga Serbia

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:11
Azem Vllasi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se në takimin Kurti Vuçiq nuk ka ndodhur asgjë e papritur e as e rëndësishme.

Sipas Vllasit, Kurti bëri mirë që i shtroi disa parime mbi të cilat duhët të vazhdoi dialogu për aq sa e nervozoi Vuçiqin.

“Gjatë takimit Kurti-Vuqiq nuk ndodhi asgjë e papritur as e rëndësishme. Kurti bëri mirë që i shtroi disa parime mbi të cilat duhet të vazhdoi dialogu për aq sa e nervozoi Vuqiqin. Ndërsa Vuqiqi I përsëriti frazat e njohura për opinionin serb e jo në favor të dialogut konstruktiv”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, nuk ka përparim derisa Vuçiqi të këmbëngul për bashkësinë e komunave serbe.

“Nuk ka perparim derisa Vuqiqi të këmbëngul për bashkësinë e komunave serbe ashtu si e don pala serbe, derisa kërkon status eksteritorial të Kishës ortodokse serbe me objektet dhe pronat e saj në Kosovë, që do të thotë të jetë nën pushtetin e Serbisë dhe si infrastrukturë e nacionalizmit serbomadh me pretendime ndaj Kosovës. E sidomos jo derisa Vuqiqi vazhdimisht të përsërit se Serbia kurrë nuk do t’a njeh Kosoven. Madje, nuk dihet a janë këto të gjitha çka synon pala serbe”, ka thënë tutje ai.

Vllasi konsideron se derisa Serbia nuk e njeh dhe nuk e trajton Kosovën si shtet që nënkupton edhe heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e vet, as dialog të barabart nuk ka.

“Mendoj se në vazhdim të dialogut duhet kërkuar që fillimisht Serbia t’a njoh Kosovën si shtet, Kosova Serbinë poashtu. E pastaj dialogu të vazhdoi mes dy shteteve të barabarta. Derisa Serbia nuk e njeh dhe nuk e trajton Kosovën si shtet që nënkupton edhe heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e vet, as dialog të barabart nuk ka. Prandaj, njohja të ndodhë në fillim dhe jo të luhet qorrazi. Pa këtë, shtrohet pytja, kush me kënd po bënë marveshje”, ka vlerësuar ai.

Ai përmend faktin se vetëm shtetet e barabarta që e njohin njëri-tjetrin, mund arrijnë marveshje valide.

“Më së miri ishte ajo që Kurti tha se Kosova është çliruar nga Serbia dhe tani është rendi që edhe Serbia të çlirohët nga Kosova. Dhe ajo që propozoi një marveshje që këto dy shtete mos t’a sulmojnë ushtarakisht njëri tjetrin”, shtoi ai.

Ndryshe, takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat