Haziri: Angazhimi i SHBA-së dhe zgjedhja e Biden ka përcaktuar kushtet e dialogut në letrën e Beogradit

Aktuale

Haziri: Angazhimi i SHBA-së dhe zgjedhja e Biden ka përcaktuar kushtet e dialogut në letrën e Beogradit

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 22:50
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se korniza e dialogut Kosovë-Serbi që mbahet në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së nuk mund të ndërrohet.

Haziri shtoi se ShBA ka rol të pazëvendësueshëm në Dialog.

“Natyrisht partnerët tonë të SHBA-së nuk janë ndërmjetësues në dialog por kanë vetëm rol në hije. Ata janë garantues. Se bisedimet me Serbinë mund të bëhen vetëm në terren neutral. Duhet të kuptojmë se historia nuk fillon nga një vit, një individ, parlament apo shumicë parlamentare e caktuar. Të gjitha detyrat kushtetuese duhet të kryhen nga Kosova”, tha Haziri.

“Nëse ne kërkojmë të detyrojmë Serbinë të respektojë marrëveshjet. Që të gjendet mirëkuptim. Partnerët na kanë thënë se duhet të shikojmë ku ka ngecje. Mirëpo jo çështje që një parti dëshiron të fusë në dialog që të dërgojë përpara interesat e sj. Në kuadër të një marrëveshje eventuale duhet të arrihet tek një dokument që do të ratifikohet në Kuvend.”

“Angazhimi i SHBA-së dhe zgjedhja e Biden ka përcaktuar kushtet e dialogut në letrën e dërguar drejt Beogradit. Aty thuhet se duhet të arrihet njohja reciproke. Por po ashtu thuhet se njoha duhet të arrihet me kompromise mes dy vendeve”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat