Dënohet edhe një qytetar për tejkalim në vijë të plotë, ja shuma e gjobës

Aktuale

Dënohet edhe një qytetar për tejkalim në vijë të plotë, ja shuma e gjobës

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion e sidomos atyre me fatalitet është duke realizuar një numër të aktiviteteve, duke ngritur pika kontrolli me radar dhe duke e mbikëqyrur rrjedhën e komunikacionit permes paisjeve elektronike me “Dronë”.

Ky aktivitet tani po ndihmohet në masë të madhe edhe nga qytetarët të cilët po dërgojne fotografi përmes aplikacionit “Lajmëro policinë”, dhe duke i postuar në rrjetet sociale.

“Policia rajonale ne Prizren falenderon qytetarët të cilët po kontribojnë në parandalimin dhe raportimin e kundërvajtjeve të cilat shpesh po rezultojnë me aksidente fatale. Andaj së bashku mund te kontribojme në mbrojtje të jetës se qytetarëve dhe te ruajmë rregullin në komunikacion rrugor.

‘Më mirë te vonohemi një minutë në jetë, se sa të humbim jetën për një minutë’”, thuhet në komunikatën e tyre.

Komunikatës i është bashkangjitur edhe një fotografi e dërguar nga qytetarët në aplikacionin dixhital “Lajmëro policinë”, ku nga kjo foto është shqiptuar një tiketë trafiku në vlerë 150 euro, si dhe janë marrë masat mbrojtëse 2 pikë negative dhe ndalimi i patent shoferit në afat prej 3 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat