Arsyeja sipas Berishës se pse Kurti e Osmani nuk po i japin përgjigje Simmonsit për dëshmitë rreth EULEX-it

Aktuale

Arsyeja sipas Berishës se pse Kurti e Osmani nuk po i japin përgjigje Simmonsit për dëshmitë rreth EULEX-it

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:11
Zafir Berisha

Ish-koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha ka folur rreth një letre 25 faqëshe që kishte shkuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, më 3 qershor.

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX’it, Malcom Simmons kishte dërguar në drejtim të Kurtit, një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE’së për sundim të ligjit. Aty, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX’it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale.

Berisha thotë se as Kurti e as Osmani nuk janë të interesuar që Malcom Simmons të informoj opinionin për skandalet e qëllimshme të një pjese të ndërkombëtarëve në Kosovë.

Tutje Berisha jep edhe një arsye pse këta të fundit nuk po i japin përgjigje ish-kryetarit Simmons.

“Mbi inskenimet me dosje serbe, janë akuzuar shumë luftëtar të UÇK-së, “aktakuza” të cilat para se me u informuar i atakuari, janë bërë publike në disa media prosllave, ku pastaj ka filluar gjykimi ne opinion me lloj lloj linqime e etiketime fyese dhe ofendueme mbi të cilat pastaj Albini, Vjosa e disa të tjerë kanë ngritur karrierën e tyre në politik!!!Do ti vjenë fundi të gjithëve siç i ka ardhur fundi edhe Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Berisha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat