Presidentja Osmani për Ditën Botërore të Refugjatëve: Na e kujton se sa e çmuar është të jetojmë lirshëm

Aktuale

Presidentja Osmani për Ditën Botërore të Refugjatëve: Na e kujton se sa e çmuar është të jetojmë lirshëm

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, ka thënë se kosovarët këtë ditë e kujtojnë si të çmuar, si një popull të cilit iu janë hapur dyert në të kaluarën.

Osmani, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ka bërë thirrje ndaj të tjerëve që t’i mbajnë kufinjtë hapur për refugjatë.

“Si një popull, të cilit ia kanë hapur dyert në të kaluarën, #RefugeeDay (Dita e Refugjatëve) na kujton se sa e çmuar është të jetosh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt”, ka deklaruar ajo.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mbajmë dyert dhe zemrat hapur për ata që detyrohen t’i lënë shtëpitë e tyre në kohërat më të vështira”, ka shtuar tutje presidentja Osmani.

Dita Botërore e Refugjatëve është ditë ndërkombëtare e organizuar çdo vit më 20 qershor nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat