Njohësi i cështjeve politike, Xhevdet Pozhari, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mbulojë pagesën e policës së sigurimit për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.
Pozhari thotë se me shumë kënaqësi pranon që të paguhet polisa kufitare për mërgimtarët.
Kurse, në fund ai shpjegon se për vite të tëra është e paguar taksa për RTK-në që sipas tij, vlon nga njerëz të çoroditur.
Ja shkrimi i tij:
Me shumë kënaqësi pranoj që nga taksat që paguaj në këtë shtet, të paguhet polisa kufitare për mërgimtarët. Për ata që e ngjallin ekonominë e këtij vendi dhe kurrë nuk shkëputën rrënjët me vendin e tyre të origjinës. Për ata që dërgojnë remitenca rreth 1 miliardë euro në vit. Më e pakta që do duhej të bënim si shtet është që t'ua lehtësonim qëmoti ardhje-vajtjet. Ata janë damari i kombit tonë. Kanë dashni për këtë vend pa kushte. Siç e kanë dëshmuar në secilën periudhë dhe vazhdojnë ta dëshmojnë çdo ditë e më shumë.
Kemi paguar taksa për RTK-në që vlon nga njerëz të çoroditur, e lëre më për ata që dhanë gjithçka për këtë vend.