A do të garojë Vlora Çitaku për kryetare të PDK-së? Flasin nga kjo parti

Aktuale

A do të garojë Vlora Çitaku për kryetare të PDK-së? Flasin nga kjo parti

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:06
Vlora Çitaku

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se kontakti i vetëm që e ka pasur me Vlora Çitakun, ka qenë gjatë kohës së zgjedhjeve nacionale.

Ai tha se nga Çitaku ende nuk kanë parë ndonjë gatishmëri për të kandiduar për kryetare të PDK-së.

“Kontakti i vetëm me Vlora Çitakun ka qenë për listën zgjedhore. Mua nuk më ka refuzuar, por me personat që ka folur u ka thënë se nuk është e gatshme.

Nuk e di. Vlora Çitaku ka qenë pjesë e PDK-së, ka pasur një sukses për PDK, por nuk e kemi parë një gatishmëri të saj për të kandiduar”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat