Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, ministri Luigi De Maio: BE-ja ndonjëherë është dritëshkurtër

Aktuale

Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, ministri Luigi De Maio: BE-ja ndonjëherë është dritëshkurtër

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 18:38
Luigi De Maio

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi De Maio, ka kritikuar Bashkimin Europian që ende s’po ia liberalizon vizat Kosovës.

“Hyrja në BE nuk duhet të bëhet një mirazh i paarritshëm, por përkundrazi një qëllim i vërtetë dhe i prekshëm. Dua ta them qartë, fatkeqësisht BE ndonjëherë është dritëshkurtër. Një shembull i tillë rasti i Kosovës, qytetarët e së cilës jantë të vetmit nga i gjithë rajoni që vazhdojë të mos përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe pse janë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Komisioni Europian”.

De Maio ka thënë se liberalizimi i vizave për Ballkanin ka qenë një ndër investimet më të mençura të BE-së të bëra në 20 vjetët e fundit, duke thënë se u lejua që shoqëritë të ndërveprojnë lirshëm.

“Urimi ynë është që ky investim të bëhet duke njohur të njëjtin liberalizim edhe për Kosovën. Italia do të vazhdojë të luftojë që përparimi i bërë të përkthehet në një progres konkret në afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në”.

Kryediplomati italian tha se ky qëndrim nuk është minoritar brenda BE-së, por se të njëjtin ndajnë edhe shumë shtete anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat