Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 06:18
Ilustrim

Ngjarjet e datës 23 Qershor 2021

- Akademia Diplomatike e Kosovës organizon konferencë akademike, ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës - një qasje proaktive”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze, mbajnë konferencën rajonale përmbyllëse lidhur me “Projektin e zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës e në bashkëpunim me DKRS-në dhe Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Mitrovicës organizohet dhe mbahet Dita Olimpike e Kosovës dhe me këtë rast do të mbahet një vrapim nga sheshi “Adem Jashari” përgjatë sheshit “Mehë Uka” gjerë tek sheshi “Isa Boletini”, ku do të marrin pjesë të gjithë nxënësit-filloristet e moshës 13 vjeçare të shkollave të qytetit të Mitrovicës.(Mitrovicë, ora 9:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencë për shtyp, përmes të cilës do të bëhet denoncimi i dy profesorëve të UP-së për plagjiaturë, ku njëri prej tyre është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raporte vjetore të institucioneve të ndryshme ndër to edhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë kanë kënaqësinë të ju ftojnë në konferencën përmbyllëse të projektit rajonal “Barometrii i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. Për shkak të gjendjes aktuale me pandemi, në këtë mbledhje do të marrin pjesë vetëm anëtarët e KGjK-së dhe stafi mbështetës. (Objekti i KGjK-së, ora 10:00)

- Për Ditën Olimpike, Komiteti i Olimpik i Kosovës organizon vrapimi me fëmijë në stadiumin “Fadil Vokrri”. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arhim Ajazi dhe drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi bëjnë përurimin e terrenit sportiv në shkollën fillore “Mati Logoreci”. (Shkolla fillore “Mati Logoreci” në Prizren, ora 10:00)

-  Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës së bashku me Sindikatën e Administratës Publike të Kosovës do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit në Shërbimin Civil e në veqanti, iniciativën e një grupi të deputetëve të parlamentit të Republikës së Kosovës, për shkarkimin e Këshillit të Pavarur Mbikyrës të Shërbimit Civil të Kosovës. (zyret e SSHCK në Prishtinë, (prapa objektit të ish Gërmisë, ora 11:00)

- Promovohet “Doracak për mësimin e Holokaustit”, i përgatitur nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës në bashkëpunim me organizatën gjermane forumZFD dhe në mbështetje të MAShTI. (Restaurant “Collection” në Prishtinë, ora 11:00)

- Familja Osmani nga Drenasi proteston për të kundërshtuar vendimin e Komunës së Drenasit, vendim ky që pronën e trashëguar brez pas brezi e kalon te një kompani private të ndërtoj biznese. (Në mes varrezave dhe hekurudhës në Drenas, ora 11:55)

- Bëhet promovimi i librave të autores Mihane Hoxha: “Zërat e kohës sime”, “Policia e Kosovës përmes aktiviteteve edukativo-kulturore” dhe “Ngjyra malli”. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione viziton Qendrën e Azilit në Magure, Lipjan. Bashkë me anëtarët e e Komisionit parlamentar, do të jenë edhe përfaqësuesit e UNHCR-së në Republikën e Kosovës. (Qendra e Azilit në Magure, ora 13:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim një delegacion gjerman nga Shtutgarti, i cili kryesohet nga zv/kryetari i Parlamentit Europian. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 15:00)

- Për shënimin e Ditës Olimpike, Komiteti i Olimpik i Kosovës organizon aktivitete të ndryshme me fëmijë të klasëve të katërta. (Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 16:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mban tryezën: “Edukimi, gurë-themel i avansimit shoqëror”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Ngavaci. (Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, ora 16:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova prezanton instalacionin audiovizuel “Gjama” nga Zgjim Elshani. (Salla Atele, përballë Sallës së Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat