100 ditëshi i Qeverisë Kurti, flet analisti politik

Aktuale

100 ditëshi i Qeverisë Kurti, flet analisti politik

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:41
Qeveria e Kosovës

Analisti politik, Shemsi Jashari, vlerëson se 100 ditët e Qeverisë Kurti, shoqërohet me ndryshime qëndrimesh dhe me performancë skandaloze të disa ministrave.

Jashari në një prononcim thotë se Qeveria Kurti është larg pritjeve të qytetarëve, të cilët kanë vendosur ta sjellin në pushtet.

Sipas tij, puna e deritashme e kësaj qeverie mund të përmbledhet në vendimet për punësimet familjare, anulimet e disa kontratave, shkarkimet e disa bordeve dhe emrimi i përkrahësve të vet në pozita kyçe, përfshirë bordet e caktuara.

“Puna dhe rezultatet e qeverisë “Kurti II” për këtë 100 ditë ndoshta mund të përmbledhen në vendimet për anulimet e disa kontratave, shkarkimeve të disa bordeve dhe emrimi i përkrahësve të vet në pozita kyçe, përfshirë bordet e caktuara. Ajo që bie në sy është dukuria e njëjtë e rehatimit të të afërmve të njerëzve me pushtet në pozita të caktuara njëjtë si partit tjera sa ishin në pushtet. Për këtë periudh kohore kemi parë ndryshime qëndrimesh për tema të caktuara, si dialogu e tema të tjera. Ministrat e caktuar sidomos ministrja Donika Gërvalla ka pasur një performancë skandaloze, përqarëse me deklarata për UÇK-në, dhe në dëm të interesave të vendit. Me një fjalë, kjo qeveri në këtë përbërje dhe këtë përformancë të deritashme, është larg pritjeve të qytetarëve që kanë vendosur ta sjellin në pushtet për ta bërë ndryshimin e madh“, deklaron ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat