Rron Gjinovci i kundërpërgjigjet Bujar Dugollit - ja çka i publikon

Aktuale

Rron Gjinovci i kundërpërgjigjet Bujar Dugollit - ja çka i publikon

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 17:55
Rron Gjinovci

Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci, i është kundërpërgjigjur profesorit Bujar Dugolli, të cilin e akuzon për plagjiaturë. Dugolli reagoi më herët duke thënë se se “studentët dhe praktikantët e organizatës ORCA nuk duhet të bijnë pre e e-maileve anonime”.

Gjinovci ka shpërndarë disa fotografi që sipa stij dëshmojnë dhe sqarojnë plagjiaturën, që sipas kësaj organizate e kanë bërë profesorët Bujar Dugolli e Ardian Kastrati.

“Në këto fotografi e keni sqarimin e plagjiaturës në punimin me 8 faqe të Ardian Kastratit e Bujar Dugollit. Si dallohet plagjiatura? Kur një pjesë e tekstit është identike me një burim tjetër, por nuk ka thonjëza apo nuk i referohet atij (p.sh. përmes fusnotës apo në ndonjë formë tjetër të përcaktuar me rregullat e shkrimit akademik), kjo pjesë e tekstit konsiderohet plagjiaturë”, ka shkruar Gjinovci.

Ai u ka kërkuar qytetarëve që vet ta dallojnë plagjiaturën në artikullin e botuar para katër vitesh nga Dugolli dhe Kastrati.

“Te rasti i mëposhtëm teksti me ngjyrë të verdhë është identik me pjesë të teksteve nga burimet të cilat janë të vendosura në katrorët në skaj të tekstit. Secili që di të dallojë shkronjat mund ta bëjë vet verifikimin”, ka shkruar Gjinovci.

Profesori i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli, më herët ka reaguar, duke i ka quajtur të pakuptimta pohimet e ORCA-s, të cilat thotë se janë përpjekje për njëllosjen e tij. Dugolli thotë se artikulli në fjalë është pjesë e CV-së së tij, por nuk e ka përcaktuar thirrjen e tij akademike.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një konference për shtyp të mbajtur sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, i ka akuzuar Bujar Dugollin dhe Ardian Kastratin për plagjiaturë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat