"Kandidat i duhur për kryetar të Gjilanit është Lutfi Haziri"

Aktuale

"Kandidat i duhur për kryetar të Gjilanit është Lutfi Haziri"

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 20:55
Lutfi Haziri

Kandidati potencial dhe fitues për kryetar të Gjilanit është Lutfi Haziri.

Kështu është shprehur, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

“Për mu kandidati i duhur për kryetar të Gjilanit dhe kandidati potencial dhe fitues besoj shumë është zotri Haziri. Ne kemi shumë kandidatë që kanë ambicie për me i pri do të thotë komunës së Gjilanit, por fituesi është zotri Haziri”, ka thënë ajo.

Bunjaku, ka pranuar se rënia e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë si pasojë e gabimeve të tyre duke filluar prej lidershipit.

“Në zgjedhjet e 14 shkurtit Lidhja Demokratike e Kosovës ka pas rënie jashtëzakonisht të madhe dhe ka qenë rezultati më i keq që ne kemi mujt me prit, por kjo ka qenë edhe me gabimet tona si Lidhje Demokratike e Kosovës duke filluar prej lidershipit, ndërsa unë pres që qytetarët që na dënuan më 14 shkurt tani në zgjedhjet lokale ta kthejnë besimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat