Vrasja në Gjilan, ky është personi që u ther me thikë nga 29 vjeçari

Aktuale

Vrasja në Gjilan, ky është personi që u ther me thikë nga 29 vjeçari

Nga: A.M. Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:29
Ismajl (Mehmet) Cani/ Vendi ku ka ndodhur vrasja

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në ditën e sotme në komunën e Gjilanit, shkruan "Bota sot".

Rreth orës 13:30, një person është therur me thikë nga një bashkëqytetar i tij, por, fatkeqësisht nuk ka arritur t`i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër kompleksit të shkollave të mesme.

Mësohet personi që ka ndërruar jetë është Ismajl (Mehmet) Cani, rreth moshës 40 vjeçare nga fshati Llashticë i komunës së Gjilanit.

Kurse, personi i dyshuar për vrasjen është Bardhyl Zeqiri, i moshës 29 vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, shkruan "Bota sot".

Ku kjo e fundit, i ka caktuar ndalimin për 48 orë për të dyshuarin.

“Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim e Prokurorisë.

Ndërkaq, Gazeta “Bota sot” ka arritur ta sigurojë fotografinë e viktimës.

Image
Ismajl (Mehmet) Cani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat