Ish-këshilltari për Mimoza Kusarin: Ajo i shërbeu Bajram Rexhepit, Behgjet Pacollit, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

Aktuale

Ish-këshilltari për Mimoza Kusarin: Ajo i shërbeu Bajram Rexhepit, Behgjet Pacollit, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:27
Mimoza Kusari

Listimin e dallimeve mes Thaçit dhe Kurtit që bëri Mimoza Kusari në një emision televiziv, e ka komentuar edhe Adil Behramaj, ish-këshilltar.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, Behramaj tha se Kusari ka një të përbashkët me Behxhet Pacollin, Hashim Thaçin, Bajram Rexhepin e Albin Kurtin.

“Mimoza Kusari – Lila ndoshta e bën më lehtë dallimin mes politikanëve. Por, në përjashtim të Behgjet Pacollit, politikanët e kanë tejet të vështirë të bëjnë dallime për të.

Ajo i shërbeu Bajram Rexhepit, Behgjet Pacollit, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit. Nuk është vetëm emëruese e servilizmit, por edhe mbledhëse e të mirave nga të gjitha pushtetet!” shkroi Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat