Kundërpërgjigjet kunati i Albulena Haxhiut: Sikur Kosova të ishte një shtet normal kjo figurë e lartë shtetërore do të ishte në burg

Aktuale

Kundërpërgjigjet kunati i Albulena Haxhiut: Sikur Kosova të ishte një shtet normal kjo figurë e lartë shtetërore do të ishte në burg

Nga: N. H Më: 29 qershor 2021 Në ora: 20:51
Albulena Haxhiu dhe Shkumbin Krasniqi

Shkumbin Krasniqi, vëllai i asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Alban Krasniqi, nga data 11 qershor mori një detyrë të re në Postën e Kosovës.

Ai është avancuar nga pozita e postierit në pozitën zyrtar për kujdesin ndaj konsumatorëve.

E, lidhur me këto raportime, ka reaguar kunati i Albulena Haxhiut, përmes një shkrimi në Facebook.

Krasniqi ka shkruar se si ka mundësi që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama, i ka 6 milionë euro para në bankë dhe askush nuk merret me këtë, kurse, për avancimin e tij të gjithë media po raportojnë.

“Si ka mundësi që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama i ka 6 milionë euro para kesh në bankë, e shumë të tjerë sikur kjo, ndërsa që dy ditë çdo medium merret me avancimin tim në postë, e unë mezi po ja dal me derivate për udhëtimin nga Malisheva në Prishtinë”, shkruan Krasniqi.

Ndërsa, krejt në fund, thekson se sikurse çdo gjë të ishte e rregulluar në vendin tonë, Arta Rama sigurt do ishte prapa grillave, kurse ai një oficer në FSK.

Ja shkrimi i tij:

Si ka mundësi që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama i ka 6 milionë euro para kesh në bankë, e shumë të tjerë sikur kjo, ndërsa që dy ditë çdo medium merret me avancimin tim në postë, e unë mezi po ja dal me derivate për udhëtimin nga Malisheva në Prishtinë.

Çfarë trishtimi e dëshpërimi.

Ku mbet sakrifica, kostoja e lavdia, sa që nuk paskam merituar më shumë se sa të mbetem çdoherë në pozitën e postierit ( edhe pse është përgjegjësi e krenari të mbash pozitën e postierit) ose e kundërta je objekt i goditjeve nga gazetar jo profesional e tendencioz.

Liria është e tepërt për ne si dukuri e prishtë që jemi, e sigurt që edhe do ngelim.

Po të ishte çdo gjë në rrugën e duhur sot unë do isha oficer i lart në FSK dhe shumë qytetar do kishin një vend pune, ndërsa Arta Rama sigurt do ishte prapa grillave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat