Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së kërkon arrestimin e Enver Hoxhajt

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së kërkon arrestimin e Enver Hoxhajt

Nga: P.R Më: 30 qershor 2021 Në ora: 21:53
Enver Hoxhaj

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, përmes një postimi në facebook kanë kërkuar arrestimin e Enver Hoxhajt, i cili së fundi dha dorëheqje nga pozita e kryetarit në detyrë të PDK-së.

Sipas familjes Imeri, Hoxhaj duhet të arrestohet për skandalet korruptive, në të cilat ishte i përfshirë sa ishte në pushtet.

“Pse të mos arrestohet Enver Hoxhaj, kur dihet se i ka marrë paratë për t'i ndërtuar dy shkolla dhe shkollat nuk janë ndërtuar kurrë... Ka blerë toke në emër të mikut në Bërnicë, Vila në Gërmi”, shkruan familja Imeri, përcjellë “Bota sot”.

“Skandali financiar korruptiv me botimin e librave, e plot skandale dhe afera tjera korruptive sa ishte në pushtet... Enver Hoxhaj duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, thuhet në postimin e familjes Imeri.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat