Hamidi: Politikanët në Kosovë kanë rreth 1 miliardë euro pasuri

Aktuale

Hamidi: Politikanët në Kosovë kanë rreth 1 miliardë euro pasuri

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:00
Ilustrim

31 marsi ka qenë këtë vit afati fundit i zyrtarëve të lartë publik që të deklarojnë pasurinë.

Aktualisht janë rreth 4 mijë e 900 zyrtarë të lartë publik që i obligohen të deklarojnë pasurinë në afatin e rregullt vjetor.

Gazetari, Lavdim Hamidi tha se deklarimet e pasurisë të politikanëve tregojnë që Kosova është vend i varfër me politikanë të pasur.

“Realisht është konfirmuar edhe një herë se Kosova është vend i varfër, por me politikanë shumë të pasur, pasuria e tyre është rreth 1 miliard euro, pasiqë mbi 700 milion ka deklaruar vetëm deputeti Bexhet Pacolli. Me deklarimin e pasurisë është parë që viti 2020 nuk ka qenë vit i krizës për politikanë, pasiqë për dallim nga bizneset që kanë qenë në gjendje shumë të vështirë, politikanët kishin blerë shumë prona vitin e kaluar dhe me gjasë për atë edhe nuk i kanë marrë seriozisht ndihmën ndaj ekonomisë dhe bizneseve.
U pa se në lagjet më të shtrenjta nuk po banojnë vetëm politikanët e korruptuar, por edhe ministrat dhe deputetët e majtë të qeverisë Kurti,” tha Hamidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat