Dy vdekje brenda 24-orëve me Covid-19 në Kosovë, kaq persona u infektuan

Aktuale

Dy vdekje brenda 24-orëve me Covid-19 në Kosovë, kaq persona u infektuan

Nga: N.Sh. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:14
Ilustrim

Dy raste të vdekjes janë raportuar në Kosovë brenda 24 orëve të fundit nga Covid-19.

Kështu ka njoftuar IKSHPK-ja e cila ka publikuar raportin brenda 24 orëve në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe kanë rezultuar pozitiv 17 qytetarë derisa janë shëruar 8 të tjerë.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

02 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.565 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 196.829 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 47.141 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.241 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.353.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 172.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat