“Kur ndalen opsionet politike kërcet lufta” – Çfarë po paralajmëron Hasani!?

Aktuale

“Kur ndalen opsionet politike kërcet lufta” – Çfarë po paralajmëron Hasani!?

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 22:18
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani duke folur për dialogun, ka thënë se në politikë opsionet për zgjidhjen e problemeve asnjëherë nuk shterojnë.

“Kur ndalen opsionet politike kërcet lufta. Lufta është vazhdim i politikës me mjete të dhunshme. Unë nuk shoh vullnet te qytetarët e Kosovës për konflikt”, deklaroi Hasani në “Debat Plus”.

Hasani ka thënë se politika e Kosovës nuk duhet t’i mbyllë të gjitha shtigjet e dialogut.

“Nëse politika jonë mbyll të gjitha opsionet, kam frikë se mund të fillojë procesi i çnjohjeve. Kjo është e trishtueshme. Do të ishte gjë shumë e keqe për ne”.

Ai thotë se marrëveshjet ndërkombëtare nëse nuk zbatohen humb serioziteti i shtetit.

“Në marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të tërhiqesh njëanshëm vetëm nëse pala tjetër nuk kryen obligimet. Në rastin tonë arbitër është BE-ja”, tha ndër të tjera Enver Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat