Jo veç Adriana Matoshi, ja lideri që kishte fjetur në Kuvendin e Kosovës para saj

Aktuale

Jo veç Adriana Matoshi, ja lideri që kishte fjetur në Kuvendin e Kosovës para saj

Nga: N.Sh Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:16
Adriana Matoshi duke fjetur në Kuvend

Deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, e kishte zënë gjumi në seancën e Kuvendit, ku po diskutohej për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Pas kësaj, kishin ndodhur mjaft shumë reagime se si një deputete flenë gjatë seancës së Kuvendit.

Mirëpo, gjatë një seance ku po diskutohej për Demarkacionin me Malin e Zi, kohë më parë kishte fjetur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

E për këtë, ka reaguar edhe prof. Dr. Binak Maxharraj i cili thotë se, me siguri Haradinaj ishte duke parë ëndrra në atë kohë.

Ndërsa, thotë se, nuk u bë nami pse deputetja e LVV-së paska fjetur në Kuvend.

Postimi i plotë:

GJUMI NË PARLAMENT S'U BË NAMI...?!

Deputetja Adriana Matoshi e paska bërë një sy gjumë në Parlament.

Mediat po i zënë për të madhe. Por në Parlamentin tonë çfarë nuk ndodhë. Nuk u bë nami pse Adriana e bëri një sy gjumë.

Ndoshta ka qenë shumë e zanun nga punët (rangët) e shtëpisë, dhe ka shkuar në seancën e Parlamentit shumë e lodhur.

Por, pse këtë me Adrianën po e bëni të madhe kur dihet se ne Parlament ia kanë futë gjumë edhe lider të tjerë.

Shikojeni liderin e AAK Ramush Haradinaj se si ja ka futë gjumë ndoshta edhe duke parë ëndrra turlifarësh.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat