Ish-ministrja e PDK-së: As sot e 300 vjet s’ka me pas dëshmi që kjo kompani ka lobu për ndarje

Aktuale

Ish-ministrja e PDK-së: As sot e 300 vjet s’ka me pas dëshmi që kjo kompani ka lobu për ndarje

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 22:15
Dhurata Hoxha

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, u deklarua e pafajshme lidhur me aktakuzën duke thënë se ajo nuk ka asnjë të vërtetë.

“As sot e 300 vjet nuk ka me pasë dëshmi që kjo kompani ka lobu për ndarje të kufirit. Nuk është lobu dhe askund në kontratë, as në dokumentet që i kam marrë nga prokuroria nuk përmendet ndarja”, tha Hoxha.

Ajo tutje theksoi se nuk ka dëshimi, duke e mohuar me “hiç, kurrë, asnjëherë”.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër ish ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhës dhe 4 personave tjerë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Disa nga emrat e të pandehurve përmenden në një hulumtim të rrjetit BIRN në Kosovë, ku thuhet se “në vitin 2019, Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i ka paguar 168,000 euro një kompanie lobimi me seli në Paris, që kishte promovuar idenë se ‘modifikimi i territorit’ mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat