Infektologu Ahmeti vjen me lajmin e mirë për koronavirusin

Aktuale

Infektologu Ahmeti vjen me lajmin e mirë për koronavirusin

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:47
Infektologu Sali Ahmeti

Infektologu Sali Ahmeti thotë se gjatë këtij muaji situata në Klinikën Infektive sa i përket koronavirusit është më e mira që nga fillimi i pandemisë.

Por, ai thotë se pavarësisht se situata është e mirë, qytetarët nuk duhet të mendojnë se pandemia ka përfunduar.

Ndërsa, Ahmeti ka thënë se deri tani rreth 40 për qind e popullatës e kanë kaluar virusin.

“Sipas disa të dhënave preliminare që i kemi, diku 35% – 40% e popullatës në Kosovë e kanë kaluar tashmë virusin, por është pozitive që edhe një pjesë e madhe e moshave të shtyra janë vaksinuar”, deklaroi ndër të tjera infektologu Sali Ahmeti.

Ndërsa, ai ka përmendur edhe variantin Delta të COVID-19.

Megjithëse Ahmeti thotë se edhe ky variant nuk ka ndonjë veçori të veçantë në aspektin klinik.

“Sipas disa të dhënave nga OBSH, deri në fundit të gushtit, varianti delta pritet të përbëjë 90% të infektimeve në Bashkimin Evropian. Me këtë virus dhimbja e kokës është më e theksuar, si dhe rrjedhja e hundëve. Mirëpo varianti Delta përhapet shumë më lehtë dhe për dallim nga varianti origjinal, ky variant nuk kursen as moshat e reja”, tha ai.

Ahmeti shtoi se vaksinat që ka Kosova në dispozicion mbrojnë edhe nga varianti Delta i koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat