Asnjë veprim serioz nga institucionet për helmimin në Deçan, ky është reagimi i ashpër i Kelmendit

Aktuale

Asnjë veprim serioz nga institucionet për helmimin në Deçan, ky është reagimi i ashpër i Kelmendit

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 20:50
Gazetari Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas ngjarjeve në Deçan.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kelmendi ka thënë se në të kaluarën kur ishin 10 të prekur me koronavirus, ndërsa tani 2 të vdekur dhe 1500 të helmuar, politikanët mjaftohen me fajësime në rrjete sociale.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Përpara, 10 të prekur me koronavirus – mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Tash, 2 të vdekur dhe 1500 të helmuar në Deçan – politikanët mjaftohen me (sh)fajësime në rrjete sociale!
Si nuk qëlloi fushatë zgjedhore se do të shtyheshin kush i pari të ishte në Deçan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat