Marrin pagë që 6 vjet pa shkuar në punë, ja si mund të largohen serbët nga postet në ministri

Aktuale

Marrin pagë që 6 vjet pa shkuar në punë, ja si mund të largohen serbët nga postet në ministri

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Për shkak të marrëveshjes Mbrojtja Civile e nënshkruar në Bruksel, serbët paguhen pa punuar.

Këta persona hyjnë brenda objektit të Ministrisë së Tregtisë për të punuar e për ta merituar pagën e tyre në fund të muajit.

Megjithatë nga kjo ministri ka persona që nuk kanë qenë kurrë në punë e  marrin pagë që nga viti 2015.

Janë gjithsej 25 punonjës të komunitetit serb të cilët për shkak të marrëveshjes Mbrojtja Civile në  Bruksel, u punësuan si zyrtarë në këtë ministri.

Por përveç kësaj ministrie edhe ministria që po udhëhiqet nga Elbert Krasniqi duket se e ka të njëjtin problem.

Në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike u diskutua çështja e zyrtarëve të komunitetit pakicë e të cilët nuk vijojnë punën.

Ketë pyetje e parashtroi deputeti nga radhët e VV-së Eman Rrahmani

Megjithatë këtë e mohoi Ministri Krasniqi.

Por kështu nuk mendoi edhe kryetarja e këtij komisioni, Hykmete Bajrami

Bajrami tha se punëtorë të tillë ka, dhe ka pasur edhe në qeverinë Kurti I.

Megjithatë Ehat Miftari nga IKD thotë se Kosova nuk ka asnjë obligim që t’i mbajë këta persona në punë.

Miftari jep edhe arsyet se pse këta persona ende paguhen nga institucionet e Kosovës.

Pos këtyre ministrive, çdo vit sipas raporteve të Zyrës së Auditorit raportohen raste kur punonjësit serbë nuk shkojnë asnjë ditë në vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat