“Drejtori i AKI-së do të raportojë nesër në komision për Deçanin”

Aktuale

“Drejtori i AKI-së do të raportojë nesër në komision për Deçanin”

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 19:23
Petrit Ajeti

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës  Ganimete Musliu, foli në lidhje me helmimin e qytetarëve të Deçanit.

Deputetja Musliu tha se me propozim të deputetëve të komisionit është vendosur që nesër të raportojë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, në lidhje me çështjen e Deçanit.

“Në pikën e rendit të pikës të mbledhjes së mbajtur sot, komisioni unanimisht, mori vendim me propozimin e deputetëve që ishte propozim i deputetit Bekë Berishës dhe Dimal Bashës që ta ftojmë në raport për çështjen e Deçanit pra në një njoftim urgjent, drejtorin e AKI-së në këtë rast që është Petrit Ajeti. Pra, nesër në Kuvend është paraparë që në ora 9 z,Ajeti të jetë aty dhe ta trajtojmë çështjen e Deçanit sepse është çështje shumë serioze”, foli ajo.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Deçani ka shpallur gjendje emergjente kjo për shkak të helmimit të qindra qytetarëve në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat