Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 06:12
Ilustrim

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2021

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin me amendamente te Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

-  Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeminisrit dhe Save the Children organizojnë ryezën diskutuese “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës - një vit pas hyrjes në fuqi” që do të shërbejë për të reflektuar mbi përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët ndaj fëmijëve. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtÑ‘ e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Organizata Iniciativa për Progres publikon raportim “100 premtimet e Shpend Ahmetit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për medie për “Festivalin të Filmit Evropian në Kosovë 2021”, e cila organizohet nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Cineuropa. (Shtëpia e Evropës, 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të qëndrojë për vizitë në Suharekë, ku do të takohet me kryetarin e Komunës dhe do të informohet nga afër me shërbimët dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkëatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve. (Komuna e Suharekës, ora 14:30)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të shpaloset raporti i tremujorit të dytë të vitit 2021 dhe çështje të ndryshme. (Objekti i Gjykatës, ora 14:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të viztiojë edhe Komunën e Dragashit, ku do të informohet nga kryetari i saj lidhur me pritjen dhe shërbimet që iu bëhen bashkëatdhetarëve tanë që vijnë nga diaspora për të kaluar pushimet në këtë komunë. (Komuna e Dragashit, ora 15:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat