Skandal/ Akuza të rënda nga Azemi: Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Frashër Krasniqi... u pasuruan brenda natës - duhet të arrestohen!

Aktuale

Skandal/ Akuza të rënda nga Azemi: Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Frashër Krasniqi... u pasuruan brenda natës - duhet të arrestohen!

Nga: N.Sh. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 15:23
Dardan Molliqaj

Këshilltari komunal në Kuvendin e Prishtinës, Egzon Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur pas aksionit të PSD-së ku u arrestuan kreu i saj Dardan Molliqaj, dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Azemi i akuzon për zhvatje të Prishtinës, që sips tij po e vjedhin pronën komunale çdo ditë.

Azemi shkruan në facebook, se këta po pasurohen brenda nate.

Ai thotë tutje se aksionet e tilla si të ditës së sotme janë jo të sinqerta dhe hipokrizi e profiterëve.

Sipas tij, Molliqaj, Nushi, Krsniqi e të tjerë dueht të arrestohen për përfitime të paligjshme e pasurim brenda nate.

Postimi i plotë:

Zhvatësit e Kryeqytetit po shkruajnë në veturat zyrtare Zhvatës. Ata që po e vjedhin pronën komunale çdo ditë, ata që u pasuruan brenda nate për të dal nga Lëvizja. Ky është rasti kur hajni bërtet: Ikni se hajni.

Megjithse aksionet e tyre janë jo të sinqerta dhe hipkorizi e profiterëve. Sjellet policore duhet të jenë më të matura dhe nëse ka tejkalim të forcës Inspektoriati policor duhet të mirret me ato raste.

Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Frashër Krasniqi etj, duhet të arrestohen për përfitime të paligjshme e pasurim brenda nate e jo për aksione të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat