“S’dëshiron të vendosë sanksione kundër mikut të saj”, nga Amerika i reagojnë Daçiqit: Ja çka duhet të pranojë për Kosovën

Aktuale

“S’dëshiron të vendosë sanksione kundër mikut të saj”, nga Amerika i reagojnë Daçiqit: Ja çka duhet të pranojë për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:21
Ivica Daçiq

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, i ka reguar kryetarit të Parlamentit të Serbisë Ivica Daçiq. Ky i fundit, ka thënë se pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbia nuk do të vendosë sanksione kundër “mikut të saj”, Rusisë.

E sipas profesorit amerikan, Serbia nuk do të ketë të ardhme perëndimore, nëse ia kthen shpinën BE-së dhe SHBA-së, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar nga Beogradi që të njoh pavarësinë e Kosovës dhe të mos qëndrojë “mik i ngushtë” i Vladimir Putinit.

Reagimi i Ben-Meir në Facebook:

Megjithëse është një kandidate për anëtarësim në BE, Serbia u zotua të mos vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht thirrjeve nga BE-ja dhe SHBA-ja që Serbia duhet të qëndrojë larg Putinit, Beogradi zyrtarisht deklaroi se Rusia është aleati më i mirë i Serbisë dhe mbron "integritetin e saj territorial", duke iu referuar pavarësisë së Kosovës.

Ivica Daçiq, kryetari i parlamentit serb, tha se "pavarësisht presionit", Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër "mikut të saj Rusisë". E vërteta është se Serbia nuk do të ketë një të ardhme perëndimore nëse ata i kthejnë shpinën BE-së dhe SHBA-së.

Beogradi më shpejt se sa më vonë duhet të njohë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe se një e ardhme në BE nuk është e mundur derisa qëndron miq të ngushtë me Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat