Sot më shumë raste të reja se të shëruar me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Sot më shumë raste të reja se të shëruar me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 18 korrik 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

7 raste të reja pozitive me Koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa 2 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

18 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536.

Në total numri i rasteve aktive është 103.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni KËTU

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat