Paralajmërimi për dështimin e dialogut Kosovë – Serbi/ Ja kujt po i konvenon kjo situatë?

Aktuale

Paralajmërimi për dështimin e dialogut Kosovë – Serbi/ Ja kujt po i konvenon kjo situatë?

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2021 Në ora: 15:29
Borrel

Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Nga ky takim nuk pritet edhe aq shumë, pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe Kurti pa njohje nuk pranon të bisedoj.

Ndërsa, në Kosovë, juristi dhe analisti politik Blerim Burjani, po paralajmëron se dialogu do të dështoj.

Sipas tij, dështimi i dialogut i konvenon Serbisë.

Ai shkruan në Facebook se, BE është e vetëkënaqur, derisa shton se ky dialog është hajgare dhe pa zgjidhje.

Postimi i plotë:

DIALOGU PO KONFIRMON KONFLIKTIN E NGRIRË

Dialogu Kosovë -Serbi drejt dështimit, me këto ide të deritashme të palëve nuk ka zgjidhje e as normalizim, kërkohet vetëm një imponim nga SHBA dhe BE.

BE e vetëkënaqur, ky dialog është hajgare dhe shpenzim i kohës, pa zgjidhje, pa ide, pa kreativitet dhe pa vullnet fare.

Serbisë i konvenon dështimi dhe kjo po i shkon për shtati si dështim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat