Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje largimin e homologimit të veturave në Kosovë.
Bajqinovci shprehet se është miratuar Projektligji për ndryshumin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, që parasheh heqjen e homologimit, përcjell “Bota sot”.
Ai shton se plaçkitjes dhe grabitjes i erdhi fundi.
Postimi i plotë:
S’ka më homologim të veturave në Kosovë.
Sapo e miratuam Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, që parasheh heqjen e homologimit.
Plaçkitjes dhe grabitjes i erdhi fundi!