U sulmua me vezë, reagon kandidati LDK-së për Prishtinën

Aktuale

U sulmua me vezë, reagon kandidati LDK-së për Prishtinën

Nga: P.R Më: 22 korrik 2021 Në ora: 19:55
Incidenti ndodhi gjatë një takimi me qytetarë që Rama po e mbante në Vranjevc.

Kandidati për kryetar të Komunë së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, në njërën nga takimet e tij gjatë ditës së sotme është sulmuar me vezë.

Gazeta “Bota sot” i publikoi pamjet, ku Incidenti ndodhi gjatë një takimi me qytetarë që Rama po e mbante në Vranjevc.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës.

“Takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes. Ka shumë të pakënaqur në qytetin tonë. Mirëpo nuk ka vend për panikë. Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia. #PR4PR”, ka shkruar Përparim Rama, kandidat për kryetar të Komunë së Prishtinës nga radhët e LDK-së, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat