Pupovci thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen: Të mbajmë mësimin në shkolla

Aktuale

Pupovci thirrje mësimdhënësve që të vaksinohen: Të mbajmë mësimin në shkolla

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:14
Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka mbajtur konferencë për medie ku ka raportuar për zhvillimet në arsim javëve të fundit.

Pupovci  njofton se kanë hartuar draft kalendarin për fillimin e vitit të ri shkollor, duke shtuar se këtë vit do të përdoren tekstet alternative.

“Regjistrimi i nxënësve në shkolla të dhjeta ka përfunduar dhe afati i dytë mbyllet me 23 gusht. Qeveria ka ndarë buxhetin për tekste shkollore. Në këtë vit do të përdoren tekste alternative”.

“Poashtu do të shpallet lista e teksteve shkollore. Sa i përket testit të arritshëmrisë në Kamenicë do të mbahet me 3 gusht”, tha Pupovci.

Pupovci foli edhe për çështjen e vaksinimit të mësimdhënësve ku tha se kjo kategori ka qenë prioritet dhe presin që të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen.

Madje ai ka bërë thirre për vaksinim në mënyrë që viti i ti shkollor të mbahet në shkolla.

“Nuk ekziston ligj që e obligon dikë të vaksinohet. Ftojë mësimdhënësit të vaksinohen në mënyrë që të bëjnë të mundur fillimin e vitit të ri shkollor”.

Në fundi ai i ka sqaruar se ka filluar aplikimi për studimet bachelor dhe maste dhe ka paralajmëruar edhe lehtësime për studimet e doktoratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat