“Një grusht i rëndë për Serbinë”, Distria Krasniqi tronditi mediat serbe

Aktuale

“Një grusht i rëndë për Serbinë”, Distria Krasniqi tronditi mediat serbe

Nga: N.Sh Më: 24 korrik 2021 Në ora: 13:54
Distria Krasniqi

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka bërë mrekullinë.

Ajo është fituese e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Reagimet të shumta nga politika e shoqëria civile kanë ardhe pas fitores madhështore të Krasniqit në Tokyo.

Edhe liderët shqiptar e kanë uruar Krasniqin dhe trajnerin e saj Driton Kukën për këtë fitore.

Gjithashtu, edhe mediat serbe kanë raportuar për këtë ngjarje madhështore.

Ato në raportime e tyre po i referohen Kosovës si e ashtuquajtura Kosovë.

E kjo medalje sipas analisti politik, Imer Mushkolaj  është një grusht i rënd për Serbinë.

“Mediat serbe po raportojnë se "takozvana - e ashtuquajtura Kosovë" ka fituar medalje të artë olimpike 🤣 Nji grusht i randë për Serbinë 🇽🇰”, shkruan Mushkolaj në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe një fotografi të medieve serbe pas raportimit.

Një medalje olimpike në xhudo e kishte arritur edhe Majlinda Kelmendi në Brazil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat