Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujeva që vdiq në aksidentin me autobus në Kroaci

Aktuale

Ky është Sevdail Rrustemi nga Podujeva që vdiq në aksidentin me autobus në Kroaci

Nga: N.Sh. Më: 26 korrik 2021 Në ora: 09:54
Sevdail Rrustemi

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e së dielës në autostradën Bregana-Lipovac afër Slavonski Brod në shtetin e Kroacisë.

Gazeta “Bota sot”, ka mësuar së në mesin e viktimave është edhe Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.

Ai ishte bashkë me gruan dhe fëmijet e tij në autobusin që u aksidentua në Kroaci.

Anëtarët e tjerë të familjes Rrustemi fatmirësisht kanë shpëtuar, ndërsa Sevdaili nuk ka mundur të shpëtoj nga plagët e marra.

Ndryshe, pas këtij aksidenti tragjik, në Kroaci ka shkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptarë.

I pari i Qeverisë ka falënderuar shtetin kroat për trajtimin e të lënduarve nga ky aksident.

“I vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer”, ka deklaruar Kurti.

10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga duke shkaktuar aksident.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat