Mërgimtarët tregojnë pse zgjedhin të udhëtojnë me autobusë

Aktuale

Mërgimtarët tregojnë pse zgjedhin të udhëtojnë me autobusë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Stacioni i autobusëve në Prishtinë po vazhdon të mbushet me autobusë me udhëtarë që po vijnë nga diaspora.

Një bashkatdhetare që sapo kishte mbërritur në kryeqytet ka këshilluar udhëtarët t’i kontrollojnë dokumentet e tyre paraprakisht që mos të kenë pastaj probleme. Ndërsa ka treguar që ka udhëtuar nga Gjermania.

“Unë jam duke ardhur prej Mannheimit. Dje jemi nis në ora 11:00 deri në ora 17:00 sot. Është kohë e gjatë”.

Ndërkaq, i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që humbën jetën në aksidentin e djeshëm në Kroaci.

“Na kanë informuar për këtë rast. Jemi ndjerë shumë keq dhe e kemi pas një frikë. Ka qenë lëndim për krejt kosovarët dhe mërgimtarët”.

Ajo shton se që pesë vjet udhëton me autobus dhe që gjithmonë ka kaluar shumë mirë.

Edhë një qytetar tjetër ka rrëfyer që ka qenë udhëtim i gjatë e që kur e kanë marrë lajmin për aksidentin janë ndjerë shumë keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat