E dhimbshme / Prizrenasi tregon si e mori lajmin për vdekjen e babait në aksidentin në Kroaci

Aktuale

E dhimbshme / Prizrenasi tregon si e mori lajmin për vdekjen e babait në aksidentin në Kroaci

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 23:40
Valmir Hoxha

10 të vdekur e mbi 40 të lënduar është bilanci i aksidentit tragjik që ka ndodhur të dielen në Slavonski Brod të Kroacisë.

Njëri nga viktimat është Hamed Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit.

E familja ka hapur dyert për të pame për ata që duan të shkojnë për ta ngushëlluar.

I biri i tij Valmir Hoxha, ka treguar se si e kishte marrë lajmin për babain e tij.

Hoxha tha se deri në ora 22:00, nuk e ka pasur informatën se babai i tij kishte vdekur.

“Babai ishte nisur për të ardhur nga Gjermania. Ai jeton që disa vjet atje. Na ka treguar se ishte nisur me këtë autobus. Ditën e djeshme në ora 12:00 kam hyrë në internet dhe e kam parë lajmin për aksidentin që ka ndodhur”.

“Aty e kam pasur një shqetësim dhe një ndjenjë që më ka prekur. E kam thirrë disa herë në telefon dhe secilën herë mu kanë shtuar dyshimet. Gjithë ditën kemi qenë duke i përcjell lajmet dhe deri në ora 22:00 nuk kemi pasur mundësi të marrim ndonjë informatë të saktë.Në ora 22:00 e kemi kuptuar që ka ndërru jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat