​Tahiri për aksidentin në Kroaci: S’kemi pa angazhim konkret të Qeverisë

Aktuale

​Tahiri për aksidentin në Kroaci: S’kemi pa angazhim konkret të Qeverisë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:30
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se s’ka pa angazhim konkret të Qeverisë Kurti, lidhur me aksidentin me të vdekur të bashkatdhetarëve tanë në Kroaci.

Sipas tij, krejt çka ka qenë, është një vizitë e kryeministrit Kurti të mundësuar nga KFOR-i kroat, derisa kërkon që ekzekutivi t’iu del në ndihmë konkrete familjeve që kanë humbur të afërmit të tyre në këtë aksident.

Tahiri: Nuk është se kemi pa një angazhim konkret të Qeverisë së Kosovës

“Realisht, nga Qeveria krejt çka kemi pa është një vizitë e zotëri Kurti në Kroaci, në vendin e ngjarjes që është mundësuar nga KFORI korat që shërben në kuadër të NATOS. Ne krejt angazhimin në këtë rast e kemi pa të Qeverisë së Kroacisë, ndihmën që i është ofruar të lënduarve, në ofrimin e asistencës për trupat e pajetë. Nuk është se kemi pa një angazhim konkret të Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim. Çka kërkoj tash e tutje nga qeveria është t’iu ndal në ndihmë këtyre familjeve”, tha ai.

Këto komente, Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat