​Mbërrijnë në Kosovë bashkatdhetarët që i mbijetuan aksidentit në Kroaci, Osmani, Konjufca e Kurti dalin t’i presin

Aktuale

​Mbërrijnë në Kosovë bashkatdhetarët që i mbijetuan aksidentit në Kroaci, Osmani, Konjufca e Kurti dalin t’i presin

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 22:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 23:54) - Të martën mbrëma kanë mbërritur në Kosovë 27 mërgimtarët, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik i cili ndodhi të dielën e 25 korrikut në Slavonski Brod të Kroacisë.

Njëra nga të mbijetuarit, pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se trajtimi në Kroaci ka qenë shumë i mirë.

“Trajtimi ka qenë shumë i mirë”, tha shkurt ajo para mediave.

Image
E mbijetuara

Të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci nisen për në shtëpitë e tyre

Kanë arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” bashkatdhetarët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci. Ata janë pritur nga familjarët e tyre si dhe nga krerët institucional.

Ata janë kthehyer në shtëpitë e tyre, me familjarët dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Image

***

Sonte në Aeroportin e Prishtinës kanë arritur bashkatdhetarët tanë të aksidentuar të dielën në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në hyrje të aeroportit kishin dalë familjarët për të pritur më të dashurit të tyre, të cilët po i marrin ata me vetura për t’u larguar më pas drejt shtëpive të tyre.

Ndërkohë është paralajmëruar një konferencë për media në orën 23:00, por ajo ende nuk ka filluar. Po ashtu, nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e kësaj konference.

Pranë aeroportit të Prishtinës ka një numër të shtuar të patrullave të policisë.

Ndryshe, në aksidentin e së dielës humbën jetën dhjetë persona dhe mbi 40 të tjerë kanë humbur jetën, kur një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë doli nga rruga dhe u përmbys.

Image

***

Në orët e mbrëmjes në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur bashkatdhetarët që i mbijetuan aksidentit tragjik të dielës në Kroaci, derisa po ktheheshin nga Gjermania për në Kosovë.

Ata në aeroport kanë dalë t’i presin bashkëfamiljarët e tyre, ndërsa janë parë edhe disa autoambulanca.

Dhjetë udhëtarë humbën jetën dhe mbi 40 prej tyre u lënduan nga të cilët dy më rëndë.

Osmani e Kurti dalin t’i presin bashkatdhetarët e aksidentuar në Kroaci në aeroport

Arritën në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ mërgimtarët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci. Ata kanë aterruar, mirëpo ende nuk kanë dalë për t’u takuar me familjarët.

Dy autoambulanca kanë arritur në ANP për t’i trajtuar të mbijetuarit që kanë nevojë për tretman mjekësor.

Në autobusin, i cili u aksidentua kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Në aksidentin që ndodhi të dielen mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa sot të mbijetuarit e këtij aksidenti arritën në Aeroportin e Prishtinës.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Përveç familjarëe, prezentë për pritjen e tyre janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  kryekuvendari, Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

***

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ka dalë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për t’i pritur të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Kroaci.

Ndryshe të mbijetuarit e aksidentit pritet të  arrijnë në ora 22:30, ndërsa në ora 23:00 pritet të ketë edhe konferencë për medie.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Në aksidentin e autobusit të linjës Frankfurt -Prishtinë, humbën jetë 10 qytetarë të Kosovës.

Në Aeroport e Prishtinës dalin familjarët t’i presin bashkatdhetarët e aksidentuar në Kroaci

Tashmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kanë arritur familjarët e bashkatdhetarëve të cilët gjendeshin në autobusin e aksidentuar në Kroaci.

Në aeroport tashmë kanë mbërritur dhe tri ambulanca.

Sonte pritet që të sillen në Kosovë disa nga udhëtarët që gjendeshin në autobusin e kompanisë “Deva Tours”.

Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së dielës ku 10 persona mbetën të vdekur dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat