“Armend Agolli ka dhënë kontribut të madh si mjek dhe si ushtar i UÇK-së”

Aktuale

“Armend Agolli ka dhënë kontribut të madh si mjek dhe si ushtar i UÇK-së”

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 00:16
Armend Agolli

Neurokirugu Armend Agolli, do t’i prijë Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për kryetar të Mitrovicës.

Kështu u vendos në mbledhjen e sontme që mbajtën zyrtarët e lartë të kësaj partie.

Kandidimi i Agollit është mirëpritur nga dega e LDK-së në Mitrovicë.

Kështu tha kryetari i Lidhjes Demokratike në Mitrovicë, Safet Kamberi.

Kamberi tha se neurokirurgu është një personalitet i respektuar në këtë qytet.

Ai theksoi se po ashtu doktori ka dhënë kontribut të madh edhe si mjek i luftës në Koshare.

“Ka mbi një muaj që ne e kemi hapur debatin për këtë çështje. Ka pasur edhe propozime të tjera për të kandiduar të personaliteteve të respektuara të Mitrovicës në zgjedhjet e tetorit.”.

“Mirëpo kemi ardhur në përfundime që edhe ne si degë më bashkëpunim edhe me kryetarin zotëri Abdixhiku, që ta bindim Armendin, një doktor shumë i respektuar një profesionist i vërtetë. Një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si doktor pjesëmarrës në Koshare”.

“Po ashtu edhe më një CV shumë profesionale. Për qytetarët e Mitrovicës por edhe Kosovës është një përsonalitet goxha i njohur edhe për shkak të kontributit në luftë por edhe si profesionistë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat