Pozhari tregon cili deputet po e pret dështimin e ministrit Vitia

Aktuale

Pozhari tregon cili deputet po e pret dështimin e ministrit Vitia

Nga: A.Zh Më: 30 korrik 2021 Në ora: 17:45
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka thënë se ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, nuk po fton qytetarët që të vaksinohen kundër Koronavirusit.

Ai ka thënë se Zemaj po pret dështimin e ministrit aktual Arben Vitia, përcjell Bota sot.

Pozhari ia ka kujtuar ish-ministrit të LDK-së premtimin, se do ta dorëzonte mandatin e deputetit, nëse vërtetohet se janë ble autoambulancat me çmim më të shtrenjtë.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Përveç Armend Zemajt, krejt po bëjnë thirrje që të vaksinohet popullata.

Garant po pret me dështu Arben Vitia me thanë, a po e shihni, unë kam qenë ministër ma i mirë!

Nime, qat mandat të deputetit pati thanë se e dorëzon nëse vërtetohet se janë ble autoambulancat me çmim më të shtrenjtë.

Që thotë një shok i imi: Ma gjatë e mbajë unë frymën sesa që e mban dikush i LDK-së fjalën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat