“Vuçiq dëshiron dorëzimin e pavarësisë së Kosovës”/ Dalin detaje nga prapaskenat e ‘Minishengenit’

Aktuale

“Vuçiq dëshiron dorëzimin e pavarësisë së Kosovës”/ Dalin detaje nga prapaskenat e ‘Minishengenit’

Nga: A.M Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:44
Aleksandër Vuçiq në Samitin e Shkupit

Tash e disa ditë, po vazhdojnë reagimet dhe komentet lidhur me projektin e ‘Minishengenit’ apo tani me emërtim të ri “Ballkanit të Hapur”.

Siç dihet, Kosova ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij projekti të udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu tha se Vuçiqi nuk e thërret Kosovën në këtë projekt si shtet i pavarur, por si krahinë të saj. Madje ai u shpreh se presidenti serb po do dorëzimin e pavarësisë së Kosovës.

“Patriota, Kosova është shtet i pavarur, nuk mund ta dorozojë pavarësinë që të futet siç e do Serbia, si krahinë të saj, në ‘Minishengenin’ apo ‘Ballkanin e Hapur’ të Edi Ramës e Vuçiqit”, shkroi Shahu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ndoshta të gjithë qortuesit e parimorët harrojnë një gjë të vockël fare lidhur me minishengenin apo Ballkanin, apo mini-BE-në: Serbia e Vuçiqi nuk e pranojnë në këtë projekt Kosovën si shtet të barabartë. Nuk e tolerojne Kosovën si shtet, ndaj nuk thirret Kosova aty dhe ndaj nuk shkon ajo se nuk e njeh Serbia.

Atyre që nuk u dhemb kjo punë, ata që nuk e kanë këtë kusht shkojnë në tavolina e lidhin marrëveshje me Serbinë e cila si shteti më i madh ka përfitimet më të mëdha.

Patriota, Kosova është shtet i pavarur, nuk mund ta dorozojë pavarësinë që të futet siç e do Serbia, si krahinë të saj, në minishengenin apo Ballkanin e hapur të Edi Ramës e Vuçiqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat