Në plazhet e Durrësit dëgjohet me zë të lartë Ceca e Arkanit/ Pozhari kritikon këta persona

Aktuale

Në plazhet e Durrësit dëgjohet me zë të lartë Ceca e Arkanit/ Pozhari kritikon këta persona

Nga: A.M Më: 1 gusht 2021 Në ora: 18:19
Xhevdet Pozhari

Gjatë ditës së sotme, u raportua se në plazhet e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit, disa turistë nga Kosova janë provokuar me muzikë serbe.

Ndaj këtij provokimi ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.

Ai u shpreh se ‘primitivët e Kosovës’ nuk po arrijnë ta kuptojnë modernizimin e Ramës, po ashtu ai kishte edhe një porosi për përkrahësit e Hashim Thaçit.

“Veç një send nuk e kuptoj: Qysh qata që e duan Hashim Thaçin dhe thirren në emrin e UÇK-së, nuk guxojnë me e qel zanin kundër 'pobratimit' të Vuçiqit”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Raportohet se në plazhet e Durrësit dëgjohet me zë të lartë Ceca e Arkanit. Ne primitivët e Kosovës nuk e kuptojmë modernizmin e Edi Ramës.

Veç një send nuk e kuptoj: Qysh qata që e duan Hashim Thaçin dhe thirren në emrin e UÇK-së, nuk guxojnë me e qel zanin kundër 'pobratimit' të Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat