“Tunel nëntokësor Morinë-Merdare”/ Azemi “zbërthen” vizitën e Grenellit në Shqipëri

Aktuale

“Tunel nëntokësor Morinë-Merdare”/ Azemi “zbërthen” vizitën e Grenellit në Shqipëri

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2021 Në ora: 15:29
Richard Grenell, Edi Rama

Ish i dërguari i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vizituar Shqipërinë.

Grenell në Tiranë ka takuar kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Këtë takim e ka komentuar publicisti shqiptar nga Maqedonia, Emin Azemi.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se, zyrtarisht nuk po jepen detaje për këtë vizitë, por shprehet se nuk habitet nëse nga ky takim lind ideja për ndërtimin e një tuneli nëntokësor Morinë-Merdare për lidhjen direkte Shqipëri – Serbi.

“Ky është "Open Balkan" që hap tunele e mbyllë udhë. ...Që prishë shtëpi, e ndërton çardak!... Që hapë Serbinë ndaj Adriatikut, kurse e mbyll Kosovën në projektet bosnjizuese të Beogradit!”, shkruan ai, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Richard Grenell për vizitë në Shqipëri, publikon foton me Ramën: Në një Tiranë shumë të nxehtë!

“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar në Instagram Grenell.

Ditë më parë ai ishte edhe në Beograd.

Zyrtarisht ende nuk jepen detaje mbi këtë vizitë, por nuk habitemi nëse nga ky takim kokë më kokë mund të lindë ideja për ndërtimin e një tuneli nëntokësor Morinë-Merdare, për lidhjen direkte të Shqipërisë me Serbinë.

Ky është "Open Balkan" që hap tunele e mbyllë udhë. ...Që prishë shtëpi, e ndërton çardak!... Që hapë Serbinë ndaj Adriatikut, kurse e mbyll Kosovën në projektet bosnjizuese të Beogradit!

Miqtë e përbashkët të Ramës e Vuçiqit kanë një synim të njejtë: që Serbia me çdo kusht të bëhet fuqi rajonale, kurse Beogradi qendra kryesore e menaxhimit të resurseve ekonmike e financiare për këtë pjesë të Ballkanit - e cila nesër mund të shndërrohet në një hapësirë më të madhe ndikimi të Moskës dhe qendrave tjera lindore.

Këtu jemi dhe do shohim, por ishalla asgjë nga kjo nuk del e saktë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat